”Shfaqja vazhdon” – Trupa e Operas dhe Baletit premierë online në kushte karantine

14 Prill 2020 | 19:53

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka vendosur të vazhdojë shfaqjet e sezonit artistik përmes video të realizuara në kushtet e izolimit nga trupa e tij.

Në orën 20:00 një performancë soul e solistëve të trupës së baletit Isida Mollaymeri, Eltion Merja, Dion Gjinika dhe Kevin Lila u shfaq si premierë në kanalin e YouTube.

TKOB e komentoi kështu shfaqjen: “Krijime origjinale nga solistët e baletit nga shtëpitë e tyre, me ndjesitë e kohës që po kalojnë dhe përjetimet artistike që një artist ndjen në një periudhë të tillë. Veç performancave nga veprat kontemporane si #CarminaBurana apo #Dhoma12, do të prezantohen dhe krijimet origjinale, të pa shfaqura më parë të krijuara dhe interpretuara prej tyre.”

Një lajm i mirë për artdashësit u bë gjithashtu publik, ndërsa Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit njoftoi se çdo ditë në YouTube dhe Facebook mund të ndiqet opera #LaBoheme, pa pagesë deri në 24 prill.

LINK I VIDEOS

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026