Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-anëtarit të KPA për pezullim të dënimit

26 Tetor 2021 | 15:41

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Luan Dacit për pezullimin e vendimit të dënimit të tij nga Gjykata e Apelit të Posaçëm. Pas vendimit, Daci bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, anëtarët e së cilës këtë të marte rrëzuan kërkesën e tij për pezullim të vendimit.

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi lënien në fuqi të fajësisë për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Daci akuzohet se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin në KPA, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997.

Daci u dënua nga Apeli i Posaçëm me 6 muaj burg dhe pezullimin e këtij dënimi me 1 vit, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të paraqitet pranë Shërbimit të Provës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026