Një i vdekur dhe 22 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

27 Tetor 2021 | 15:16

Sot në Kosovë është regjistruar një rast i vdekjes nga COVID-19 dhe 22 raste të reja të të infektuarve.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se kjo shifër vjen pas testimit të 2.095 personave.

Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 20 pacientë, ndërsa raste aktive vazhdojnë të mbesin 428 veta.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, 2.976 persona kanë vdekur në Kosovë.

Deri të mërkurën mbi 712.000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026