5 të vdekur dhe 672 raste të reja me COVID-19
Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shënuar edhe 672 raste të reja me virusin.
Numri i rasteve pozitive ka dalë nga 4050 testime që janë kryer.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 494 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,958 që nga fillimi i pandemisë.
Në vend janë aktualisht 7,431 pacientë me COVID-19, ku thuajse gjysma janë në kryeqytet.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen nëpër qendrat e vaksinimit anti-COVID në vend.
Kujtojmë se nga data 1 nëntor, personat mbi 60 vjeç mund të marrin dozën e tretë të vaksinës 6 muaj pas të dytës, ndërsa do të lejohet të vaksinohen edhe adoleshentët mbi 16 vjeç.
Statistika (27 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 672
Të shëruar në 24 orë 494
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 4050
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3784
Fier 891
Durrës 721
Shkodër 477
Elbasan 310
Vlorë 244
Gjirokastër 241
Korçë 196
Lezhë 189
Berat 161
Kukës 147
Dibër 70
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta