Paketa e taksave 2022, rishikohet pragu i TVSH, tatimi mbi pagat e akciza

28 Tetor 2021 | 15:42

Pragu i TVSH-së, tatimi mbi pagën, akciza dhe normat tatimore, janë disa prej pikave ku Qeveria e Shqipërisë synon të ndryshojë në buxhetin e vitit 2022.

Një paketë fiskale e qëndrueshme është pjesë e planit të Ministrisë së Financave, për t’u zbatuar në periudhën 2022-2025.

Pragu i TVSH-së, akciza dhe normat tatimore, janë disa prej pikave ku qeveria synon të prekë, duke parashikuar rritjen e të ardhurave tatimore me 3.1 për qind.

Rishikimi i taksave është në linjë me këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që rekomandon thjeshtimin e pragjeve për të gjitha llojet e tatimeve, pasi politika aktuale tatimore ka sjellë evazion dhe padrejtësi në taksimin e drejtë.

Për shembull, pragjet e tatimit të pagës, kanë krijuar mundësi për shmangie artificiale të taksave. Shumë të vetëpunësuar kanë copëzuar deklarimin e pagës në 2-3 vende, për të shmangur tatimin 23% të pagës së lartë.

Në fakt, strategjia për këtë paketë fiskale, u kërkua që në korrik të vitit 2019, por tërmeti dhe më pas pandemia, spostuan aplikimin dhe miratimin e saj për 3-vjeçarin në vijim.

Dokumenti i Financave i është bashkëngjitur projektbuxhetit të vitit 2022, ku thuhet se bizneset e vogla dhe të mesme do të marrin stimuj fiskalë, për t’u ri-ngritur për të tejkaluar krizën e tërmetit dhe pandemisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026