SPAK po heton 66 tenderë për abuzime gjatë vitit 2021

29 Tetor 2021 | 16:31

Skandali me tenderët, si ai për uniformat e policisë, tenderi në Lushnjë që çoi pas hekurave kryebashkiakun Fatos Tushe,  tenderi në Radio Televizionin Shqiptar apo ai në Zjarrfikësen e Durrësit, janë vetëm maja e ajzbergut.

SPAK ka regjistruar gjatë këtij viti 72 procedime penale për shkelje të barazisë në tenderë apo ankande publike. Vetëm 5 prej tyre janë dërguar për gjykim ndërsa për 66 tenderë të tjerë vijojnë hetimet.

Për shkak të ligjit tenderët që po heton nuk bëhen publik.

Për hetimet mbi tenderët me probleme SPAK vihet në lëvizje nga kallëzimet direkte të kompanive, raporte të kontrollit të lartë të shtetit apo hetime me iniciativë dhe referime te policisë.

Shkelja e barazisë në tenderë apo ankande publike në bazë të kodit penal dënohet me burgim deri në 3 vjet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026