Mbi 2 miliardë euro, Kosova miraton buxhetin
Në mbledhjen e fundit të qeverisë së Kosovës u miratua buxheti për vitin 2022.
Ministri i Financave, Hekuran Murati u shpreh se ka një rritje të konsiderueshme në krahasim me buxhetin e rishikuar të vitit 2021. Ai theksoi se objektivat kryesorë janë ringjallja ekonomike me anë të prodhimit dhe punësimit.
Shefi i qeverisë, Albin Kurti deklaroi se për herë të parë do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës. Ndërsa theksoi se me buxhetin do të fillojë ndërtimi edhe i 50 çerdheve në tërë vendin, ndërkohë që do të mbështesin dhe studentët me më shumë se dy mijë bursa.
“Jo vetëm se ky buxhet është i yni, por këso buxheti nuk ka pasur asnjëherë më parë. Me këtë buxhet ne do të fillojmë ndërtimin e 50 çerdheve në tërë vendin, në mënyrë që fëmijët të kenë kujdesin e duhur e gratë të integrohen në tregun e punës. Me këtë buxhet ne kemi ndarë 45 milionë euro për të mbështetur nënat përmes pagesës për të gjitha lehonat dhe për shtesat për fëmijë. Kemi bërë studimet falas për të gjithë studentët dhe do të ndajmë edhe 2 mijë bursa shtesë për ata që janë më të mirët. Me këtë buxhet do të mbështesim shkencën dhe hulumtimin. Kemi shtuar 35 milionë euro të pensionit dhe skemat sociale, ashtu që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro dhe shtesa për skema sociale prej 30 për qind të bëhet e përhershme,” – deklaroi Kurti.
Ndër të tjera, Kurti u shpreh se me këtë buxhet do të nisë edhe ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë. Nga ky fond do të përfitojnë dhe policia e zjarrfikësit duke u furnizuar me pajisje moderne dhe të sigurta.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet