Të shtunën votuan personat me COVID-19 dhe të burgosurit në RMV
31 Tetor 2021 |
10:49
Një ditë më parë, për raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut kanë votuar dhe personat e sëmurë dhe të dënuarit.
Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 6.710 qytetarë nga 7.645 që ishin regjistruar.
Në institucionet e vuajtjes së dënimit kanë votuar 943 votues. Persona që kanë qenë në karantinë për shkak të COVID-19 kanë votuar 376.
Rreth 5 mijë qytetarë të tjerë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kanë votuar në banesat e tyre.
Ndërkohë sot po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve në 44 komuna dhe qytetin e Shkupit.
Të drejtën e votës e kanë 1.353.990 votues që do të votojnë në 2481 vendvotime.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta