GJKKO kthen sërish dosjen ndaj ish-gjyqtarit të Kushtetueses: SPAK të plotësojë hetimet
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kthyer sërish dosjen për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo. Gjykata i ka dhënë një muaj kohë Prokurorisë së Posaçme për plotësimin e hetimeve.
Seanca e radhës është caktuar më 1 dhjetor.
Ndërkohë, ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimit i është zgjatur edhe me 6 muaj të tjerë afati i sekuestros së pasurive. SPAK akuzon ish-gjyqtarët për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.
Në muajin prill, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me kërkesë të SPAK i sekuestroi ish-gjyqtarit Fatos Lulo një dyqan me sipërfaqe 172m2, i cili ndodhet në Rrugën Durrësit në kryeqytet.
Rreth dy muaj më parë Prokuroria e Posaçme, SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO çështjen ndaj ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish-anëtarit të kësaj gjykate, Fatos Lulo me akuzën e fshehjes së pasurisë.
Ndërkohë, ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimit i është zgjatur edhe me 6 muaj të tjerë afati i sekuestros së pasurive. SPAK akuzon ish-gjyqtarët për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta