Përqafime dhe lot në aeroport, pas 18 muajsh izolim Australia lehtëson udhëtimet ndërkombëtare

1 Nëntor 2021 | 14:39

Pas 18 muajsh izolim, për herë të parë Australia lehtëson masat kufizuese për udhëtimet ndërkombëtare.

Qytetarët e vaksinuar fituan lirinë të udhëtojnë dhe të ribashkohen me familjarët e tyre. Shumë persona madje u përlotën në aeroportin e Sidneit.

Për gati dy vite, Australia mbylli udhëtimet ndërkombëtare, duke ndaluar turistët e huaj, por edhe shtetasit e saj që vinin nga jashtë vendit.

Numri global i vdekjeve nga COVID-19 ka tejkaluar pesë milionë këtë të hënë. Vetëm SHBA ka regjistruar mbi 740.000 jetë të humbura, më shumë se çdo komb tjetër.

Globalisht, COVID-19 është tani shkaku i tretë kryesor i vdekjeve, pas sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026