Edhe Britania arrin pikun, disa shtete europiane nisin hapjen graduale të bizneseve
Fatmirësisht, në disa shtete europiane, si Italia dhe Spanja, po regjistrohet një numër me i vogël viktimash dhe të infektuarish me COVID-19.
Situata vijon të jetë e vështirë në Britani. Ndërsa në Gjermani pritet të rihapen një pjesë e aktiviteteve dhe shkollat.
Edhe pse numri i të vdekurve në 24 orët e fundit ka qenë i lartë, për herë të parë që nga nisja e pandemisë në Francë raportohet për një ulje të personave të infektuar me covid-19. Po ashtu për të shtatën ditë radhazi ka pasur numër më të vogël të pacientëve në terapi intensive.
Më shumë se 17000 njerëz kanë humbur jetën në Francë për shkak të virusit, qoftë në spitale por edhe në qendrat e kujdesit.
Për të ndihmuar vendin për të tejkaluar krizën, qeveria bëri me dije një një paketë të re me masa ekonomike me vlerë 110 miliardë euro, si dhe ndihmë financiare për familjet me të ardhura të ulëta.
Në Mbretërinë e Bashkuar, për të katërtën ditë u raportuan më pak se 800 viktima, duke arritur totalin 13 mijë të vdekur. Sipas autoriteteve, vendi është duke prekur kulmin e pandemisë.
“Është shumë e rëndësishme që të dihet ne nuk kemi arritur ende në pikën ku duam. Shikoni numrat e vdekjeve, kjo do të thotë se kemi kaluar kulmin. Por të gjithë mendojmë se kurba po ulet. Për fat të keq, nga momenti ku jemi, numri i lartë i vdekjeve do të vazhdojë, me siguri për një kohë të shkurtër”, tha Chris Whitty, kryeinspektori i shëndetësisë.
Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab, do të përcaktojë planet për një zgjatje të kufizimeve, mundësisht për tri javë të tjera.
Shkalla e përhapjes së infeksionit vazhdon të ngadalësohet edhe në Itali, me 578 viktima ditën e djeshme.
Qeveria po lejon gradualisht që disa biznese të rihapen. Lombardia, rajoni verior më i goditur nga virusi i, ka kërkuar rifillimin e aktiviteteve prodhuese që nga 4 maji, një ditë pasi të përfundojë afati i kufizimit të tanishëm.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po ashtu po planifikon të lejojë që dyqanet e vogla të rihapen javën që vjen, por do të ketë rregulla të ashpra të distancimit shoqëror. Shkollat duhet të qëndrojnë të mbyllura deri në 4 maj dhe kontrollet kufitare do të vijojnë për 20 ditë të tjera.
Megjithatë, ka shpresë se rifillim i sezonit të Bundesligës mund vihet në jetë, sigurisht që me kufizime.
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti