Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit

4 Qershor 2026 | 20:06

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov iu referua deklaratave të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në mbështetje të Ukrainës, duke thënë se ato tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën e Trumpit”.

Lavrov theksoi se armiqësitë në Ukrainë do të kishin mbaruar nëse SHBA-të do të ndiqnin vërtet një marrëveshje paqeje.

Rubio i tha dje një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve se shumë shpejt do të ketë lajme rreth 400 milionë dollarëve që Kongresi ka miratuar për ndihmë për Ukrainën, një fond që ishte vonuar në ndarjen e tij nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së.

Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan rivendosi dialogun me homologun e tij rus Vladimir Putin dhe ka premtuar vazhdimisht se do t’i japë fund luftës në Ukrainë, diçka që deri më tani nuk e ka bërë.

Trump kishte deklaruar menjëherë pas marrjes së detyrës se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është lufta e paraardhësit të tij Joe Biden, jo e tija.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin mediatik dhe sportiv në Itali. Gazetari sportiv Luigi Esposito, i njohur me emrin Luca, është gjetur i pajetë...
18:07 | 19/07/2026

34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri

Italia ka përkujtuar këtë të diel 34-vjetorin e vrasjes së prokurorit antimafia Paolo Borsellino, i cili humbi jetën më 19 korrik 1992 në një atentat...
16:01 | 19/07/2026

Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në Iran

Pyetje të reja mbi situatën e brendshme në Iran janë ngritur pas një raportimi të rrjetit televiziv saudit Al-Hadath, i cili, duke cituar një burim...
15:21 | 19/07/2026