Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti

19 Korrik 2026 | 19:58

Protesta qytetare në Tiranë shënon ditën e 50-të të saj, ku edhe këtë të diel, si çdo ditë, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë, aty ku u ndalën dhe mbajtën fjalimet e përnatshme.

Edhe sot protestuesit kishin thirrjet e tyre: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Dorëheqje”, ndërsa protesta vijon të zhvillohet prej 50 ditësh radhazi. Pjesëmarrësit shprehen se do ta vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Protestuesit bënë të ditur se do të jenë para Parlamentit më 23 korrik në një protestë kombëtare para Parlamentit, duke theksuar se ajo do të jetë paqësore, pa vezë dhe me simbolika.

Pas fjalimeve, protestuesit marshuan për rreth 40 minuta në rrugët e Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk pagoi 2 makinat e marra me qira, 3 persona dhunojnë 28-vjeçarin në Lezhë. Vihen në pranga

Tre persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Lezhës. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi dy vëllezërit dhe një kushëri i tyre...
13:48 | 20/07/2026

Gjyqi “Partizani”, dëshmia e Urim Mujës: S’kam qenë ndonjëherë te ish klubi, nuk e di ku ndodhet

Ish-drejtori i Administratës dhe Shitjes së Pronës në Ministrinë e Financave, Urim Muja këtë të hënë ka dëshmuar në GJKKO lidhur me dosjen “Partizani”.  ...
13:28 | 20/07/2026

“Prej 10 vitesh flitet për ligjin e investimeve strategjike”, Tabaku: Kemi kërkuar vazhdimisht pezullimin e tij

Ligji për investimet strategjike ka qenë në qendër të debateve në seancën e sotme plenare në Kuvend. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka lëshuar...
13:09 | 20/07/2026