Environmental Performance Index 2026, Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor, progres i madh në 10 vite

20 Korrik 2026 | 13:08

Kryeministri Edi Rama përmes një video në “Facebook” ka zbuluar detaje nga raporti i fundit i Environmental Performance Index 2026. Rama shprehet se Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor duke theksuar se është bërë një progres i madh në 10 vitet e fundit.

“Përshëndetje! Për javë të tëra u krijua përshtypja se Shqipëria ishte kthyer në armiken e natyrës vetë. U thanë shumë gjëra, u shkruan edhe më shumë, u ndanë miliona imazhe, akuza, gjykime dhe bindje të cekta, dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi mbi realitetin. Por realiteti flet.

Environmental Performance Index 2026, indeksi më prestigjioz global për performancën mjedisore, sapo e ka renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor, të 46-ën nga 177 vendet në botë, me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit. Ndërsa për zbutjen e ndryshimeve klimatike, Shqipëria renditet e 21-ta në botë.

Dhe këto nuk janë vlerësime që ne i kemi bërë vetes, larg qoftë, por janë përfundimet e institucioneve ndërkombëtare dhe akademike të cilat prej një çerek shekulli masin me konsensus global, me të njëjtën metodologji, performancën mjedisore të vendeve të botës. Por sinqerisht, ajo që mua personalisht më gëzon më shumë sesa renditja është fakti se kjo renditje tregon rrugën që kemi bërë”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026