Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në Elbasan, ku mbetën të plagosur tre persona.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në verandën e një lokali, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre personave.
Të plagosur kanë mbetur Armand Tomorrica, 32 vjeç, Renaldo Mance, 31 vjeç dhe Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka arritur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për mbledhjen dhe sekuestrimin e provave që do t’i shërbejnë identifikimit dhe kapjes së autorit.
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 09:12 U përfshinë në një rrjet trafikimi të 34 foshnjave, 19 të dënuar në Indonezi
- 09:11 Festë, muzikë dhe paradë, kampionët e Kupës së Botës priten nga 2 milionë tifozë në Madrid
- 08:54 FIFA nis hetimet për skenat e dhunës në finalen e Kupës së Botës
- 08:53 Kryeministri i ri i Britanisë heq TVSH-në për energjinë elektrike
- 08:49 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam me raketa kompaninë amerikane në Bahrein
- 08:45 Shembet tuneli në Indi, 9 punëtorë të vrarë dhe disa të tjerë të bllokuar