U përfshinë në një rrjet trafikimi të 34 foshnjave, 19 të dënuar në Indonezi

21 Korrik 2026 | 09:12

Një gjykatë në Indonezi ka shpallur fajtorë 19 persona të përfshirë në një rrjet të trafikimit të 34 foshnjave drejt Indonezisë dhe Singaporit.

Kryetarja e grupit kriminal, një grua 70-vjeçare, është dënuar me shtatë vjet burg, ndërsa anëtarët e tjerë të rrjetit morën dënime nga tre deri në gjashtë vjet.

Sipas autoriteteve, banda blinte ilegalisht foshnja në provincën e Javas Perëndimore dhe i shiste ato për birësim në Indonezi dhe Singapor gjatë periudhës 2023–2025. Nga 34 foshnjat e trafikuara, 12 besohet se ndodhen tashmë në Singapor.

Ky rast ka rikthyer në vëmendje problemin e vazhdueshëm të trafikimit të fëmijëve në Indonezi, një fenomen që shpesh lidhet me familje në vështirësi ekonomike, të cilat shesin fëmijët e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjerohet shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: mbi 2 mijë raste dhe 1 mijë vdekje

Shpërthimi i Ebolës i shkaktuar nga virusi Bundibugyo në Republikën Demokratike të Kongos vijon të përhapet, me 2,423 raste të konfirmuara, 967 viktima dhe 469...
14:52 | 21/07/2026

Kompania ajrore Air France pezullon fluturimet drejt Lindjes së Mesme

Kompania ajrore Air France ka konfirmuar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve drejt Riadit, Dubait dhe Bejrutit për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë në...
14:50 | 21/07/2026

Pentagoni identifikon ushtarin amerikan të vrarë në një sulm në Irak

Rreshteri Michael Emmanuel Swinton u vra gjatë një shpërthimi të kontrolluar të një sistemi dronësh me një drejtim më 19 korrik në Irak. Swinton ishte...
14:43 | 21/07/2026