Po kalonte rrugën, gruaja përplaset nga makina në Elbasan, transportohet drejt spitalit

21 Korrik 2026 | 14:45

Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur këtë të martë në qytetin e Elbasanit.

Aksidenti u regjistrua pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ku sipas të dhënave paraprake, gruaja po kalonte rrugën kur u përplas nga një automjet që po lëvizte në atë segment.

E lënduara mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit. Burime spitalore bëjnë me dije se ajo po merr trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë.

Në vendngjarje mbërritën edhe shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet procedurale dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat...
16:42 | 21/07/2026