Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

21 Korrik 2026 | 17:02

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet.

Mijëra qytetarë vendas dhe turistë të huaj kanë zgjedhur plazhet e Vlorës për t’iu shmangur vapës ekstreme, ndërsa një nga zonat më të frekuentuara ka qenë plazhi i Zvërnecit.

Që në orët e para të paradites, bregdeti është mbushur me familje, të rinj dhe fëmijë, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë ditën pranë detit. Fëmijët luajnë në rërën e artë, ndërsa pushuesit freskohen në ujërat e detit për t’i bërë ballë temperaturave të larta.

Pavarësisht vapës së fortë, atmosfera në plazhin e Zvërnecit vijon të mbetet e gjallë, duke konfirmuar edhe një herë se bregdeti i Vlorës mbetet një nga destinacionet më të preferuara gjatë sezonit turistik, si për pushuesit vendas ashtu edhe për turistët e huaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat...
16:42 | 21/07/2026

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një bashkëbisedim me banorët e Thethit, ku fokusi kryesor i takimit ishte Paketa e Maleve dhe keqkuptimet që...
16:20 | 21/07/2026