“Prej 10 vitesh flitet për ligjin e investimeve strategjike”, Tabaku: Kemi kërkuar vazhdimisht pezullimin e tij

20 Korrik 2026 | 13:09

Ligji për investimet strategjike ka qenë në qendër të debateve në seancën e sotme plenare në Kuvend. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka lëshuar akuza ndaj mazhorancës, duke deklaruar se ky ligj ka sjellë vetëm një investim të huaj.

Në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, Tabaku tha se opozita ka një dekadë që kërkon shfuqizimin e kësaj iniciative ligjore, por sipas saj kërkesat e tyre gjithmonë kanë rënë në vesh të shurdhër.

“Ligji i investimeve strategjike për disa nga deputetë është i ri, disa nga ne kanë 10 vite që e kundërshtojnë. Kërkesat tona për shfuqizim shkuan në vesh të shurdhër, ka shpërndarë rreth 80 projekte, 70 për dhënie leje turizmi, ka tërhequr vetëm një investim të huaj. Vetëm ndarje favoresh. Në 2022, në emër të grupit të PD-së solla propozim për ta pezulluar atë ligj, sepse shoqëria s’ka përse ti ndajë aeroporti e portet sikur të jenë të nënës e të babës. Është betejë e gjatë, s’mund të ketë dy standarde e duam integrimin për ligjin e të drejtës së autorit, por jo për investimet strategjike apo zonave të mbrojtura. Ose ka një proces integrimi me vullnet të plotë, ose këto gënjeshtra për qytetarët nuk mund të ketë”, tha Tabaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026