Rikthehet Champions, spikatin përballjet Atalanta-Manchester United dhe Bayern-Benfica

2 Nëntor 2021 | 09:50

Bayern i Mynihut do të kërkojë fitoren e 4-të radhazi në fazën e Grupeve të Ligës së Kampioneve, teksa sot do të përballen në Mynih ndaj portugezëve të Benfikës.

Aktualisht bavarezët renditen në vend të parë me nëntë pikë pas tri ndeshjesh.

Lewandowski, i cili theu rekordin e Gerd Mylerit sezonin e kaluar duke shënuar 41 gola, deri më tani ka arritur të shënojë 17 gola në 14 ndeshje, përfshi 5 në Ligën e Kampioneve.

Në anën tjetër Benfica ndodhet në vend të dytë në grup me 4 pikë, pas një fitoreje, një barazimi dhe një humbje në tri ndeshjet e para.

Në takimin tjetër të grupit E, Barcelona do të luajë në Ukrainë ndaj Dinamos së Kievit.

Për Grupin F, bie në sy përballja mes Atalantës dhe Manchester United, me bergamaskët do kërkojnë të hakmerren për humbjen në Old Trafford.

Grupi G kryesohet nga Salsburgu, të cilët sot luajnë në Gjermani ndaj Volsburg.

Në Grupin H, Juventusi do të kërkojë të lërë pas dy humbjet radhazi në kampionat, teksa do presë Zenitin në Torino.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026