Rrëzimi i projektligjit kundër diskriminimit zemëron komunitetin LGBTI në Itali
Për shumë nga aktivistët e komunitetit LGBTI+ në Itali, refuzimi i një ligji që synonte ndalimin e diskriminimit është parë si një hap pas i një rruge tashmë të shkelur drejt barazisë.
Fabio Perna, një gej 33-vjeçar që jeton në qytetin verior të Riminit tha se e ka pritur shumë i zhgënjyer refuzimin nga senati italian të legjislacionit të quajtur “ligji Zan”, të mërkurën.
“Ishim ulur me partnerin në divan dhe nuk mundëm të nxirrnim asnjë fjalë. Ai veçse më pa dhe më përqafoi,” i tha ai Euronews.
“Edhe një herë tjetër, ata na privuan mundësinë për t’u njohur dhe mbrojtur të barabartë me të tjerët”.
Në rastin e Pernas, kjo është një braktisje e dytë nga shteti. Pasi vuajti nga një leucemi akute disa vite më parë, ai tashmë është në një karrocë me rrota, në të cilën është i detyruar të jetojë në vazhdim – një tjetër grup personash që legjislacioni italian synonte t’i mbronte nga diskriminimi.
“Prej kufizimit në lëvizje, është e pamundur për mua të hyj në më shumë se 50% të vendeve si dyqane, restorante, etj,” tha ai.
Perna e ndau trishtimin e tij në rrjete sociale pas votimit në senatin italian në një postim që u bë shpejt viral.
‘Jam gej dhe me nevoja të veçanta, gjë që për vendin tim do të thotë se nuk ekzistoj #ZanBill_Laë_Straightaway,” shkroi Fabio Perna.
“Jam lodhur duke u ndjerë i padukshëm në sytë e vendit tim dhe nuk do të ndaloj së ngrituri zërin për veten dhe të tjerët që jam lodhur duke mos u dëgjuar,” u shpreh 33-vjeçari për Euronews.
Çfarë kishte në thelb ligji Zan dhe pse u kundërshtua?
Ligji Zan u prezantua nga deputeti italian Alessandro Zan nga Partia Demokratike e qendrës së majtë në dhomën më të ulët të parlamentit në maj 2018, si reagim ndaj një vale në rritje të sulmeve homofobike dhe transfobike në vend.
Ligji aktual që sanksionon në Kodin Penal italian krimet e urrejtjes dhe diskriminimin është krijuar në 1993 dhe përmend vetëm arsyet raciale, etnike, kombëtare apo fetare.
Mes shumë propozimeve të Zan, do të duhej të ndryshohej kodi penal i vendit për të ndaluar diskriminimin për arsye të gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor dhe paaftësisë.
Ligji do të dënonte shkelësit deri në 18 muaj burg ose 6000 euro gjobë. Krimet e dhunshme do të dënoheshin deri në 4 vjet burg.
Ligji kaloi në dhomën më të ulët të parlamentit në nëntor 2020 por pastaj u sfidua nga Senati italian. Të mërkurën një mocion për të bllokuar ligjin mori 154 vota pro dhe 131 kundër pas një votimi sekret.
Ndërsa u njoftua rezultati shumë senatorë shpërthyen në duartrokitje, një skenë që u përshkrua si e turpshme dhe e shpifur nga shumë politikanë dhe analistë.
Shumë aktivistë LGBTI dolën në rrugë për të shprehur kundërshtinë e tyre.
Krimet transfobike mbeten të përhapura në Itali, që është vendi kryesor në Europë për vrasjen e personave trans. Pika e identitetit gjinor në ligj u kundërshtua edhe nga vetë pjesëtarë të komunitetit, të cilët kërkojnë që ligji të hartohet me ndjeshmëri të shtuar ndaj termave të duhur.
“Ne nuk do të ndalojmë. I lamë dollapët dhe do t’i shembim edhe këto dyer qesharakë një e nga një. Historia nuk ndalon përpara senatorëve të cilët as nuk kishin kurajo të mbanin një votim të hapur”.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.