Mbi 5 mijë emigrantë mbërritën në Gjermani gjatë tetorit, ishin nisur nga Bjellorusia
Policia gjermane thotë se ka regjistruar më shumë se 5.000 kalime të paautorizuara kufitare muajin e kaluar nga njerëz që kishin ardhur nga Bjellorusia.
Ky numër shënon një rritje të ndjeshme të numrit të të ardhurve përmes një rruge të re migracioni.
Autoritetet gjermane kishin regjistruar vetëm 1. 903 mbërritje në shtator.
Policia tha se vetëm fundjavën e kaluar, 597 persona që hynë ilegalisht nga Bjellorusia u gjetën në anën gjermane të kufirit me Poloninë.
Prej tyre, 391 ishin shtetas irakianë, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Siria, Irani dhe Afganistani, dhe shumica kishin viza bjelloruse ose vula hyrjeje në pasaportat e tyre.
BE-ja ka akuzuar qeverinë e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko për përdorimin e qëllimshëm të emigrantëve për të destabilizuar bllokun si hakmarrje për sanksionet e vendosura ndaj këtij shteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut