Yahoo nuk do të jetë më i aksesueshëm nga Kina

2 Nëntor 2021 | 18:43

Kompania amerikane për shërbime të internetit, Yahoo, është larguar nga Kina prej 1 nëntorit, ka njoftuar kompania përmes një deklarate, ndërkohë që Pekini po rrit presionin ndaj kompanive të huaja të teknologjisë.

Yahoo ka thënë se faqja “nuk do të jetë më e aksesueshme nga Kina”.

Kjo kompani është ndër të fundit që largojnë produktet e tyre nga tregu kinez, pasi edhe Microsoft ka njoftuar në muajin tetor se do të mbyllë rrjetin social LinkedIn në këtë shtet.

“Marrë parasysh sfidat në rritje te bizneseve dhe ambientin ligjor në Kinë, shërbimet e Yahoo nuk do të jenë më të aksesueshme nga Kina, prej 1 nëntorit”, ka thënë kompania.

Kompanitë e huaja teknologjike në Kinë, prej kohesh janë përballur me ligje të ashpra dhe censurë qeveritare.

Yahoo operonte në Kinë qe prej vitit 1999, kur kompania ka qenë një nga ofrueset më të rëndësishme të shërbimeve të internetit. Edhe firmat kineze po vuajnë efektet e një goditjeje më të gjerë teknologjike, pjesë e një plani pesë-vjeçar nga shteti për të rregulluar ekonominë e tij.

Gjigandit Alibaba iu dha një gjobë rekord prej 2.8 miliardë dollarësh në fillim të këtij viti. Dikur rival i Google si motori i kërkimit i zgjedhur në ditët e para të internetit, Yahoo ka pësuar rënie të pasurisë gjatë dy dekadave të fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026