Refuzuan të veshin bikini, vajzat norvegjeze të hendbollit fitojnë betejën për uniformën
Skuadra norvegjeze e hendbollit për vajza ka përshëndetur vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit për ndryshimin e uniformave të lojës. Lojtaret do të lejohen tashmë të veshin një bluzë të shkurtër pas trupit dhe pantallona të shkurtra, ashtu siç kishin kërkuar.
Norvegjia kishte protestuar kundër rregullave të mëparshme lidhur me uniformat sipas të cilave lojtaret duhet të vishnin bikini.
Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit shkaktoi reagime të forta pasi gjobiti me 1500 euro skuadrën e vajzave të cilat kishin veshur pantallona të shkurtra në vend të bikinit gjatë Kampionatit Europian të Hendbollit verën e shkuar.
Por një muaj më parë, Federata vendosi të rishikonte rregullat lidhur me uniformën e lojës, gjë që u përshëndet ‘si një hap në drejtimin e duhur’ nga skuadra norvegjeze.
“Pas një beteje të gjatë për të ndryshuar kodin e veshjes në sportin tonë, më në fund ja dolëm”, thuhet në një njoftim të skuadrës në Instagram.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West