Musk, gati të dhurojë $6 mld për të zhdukur urinë por kushti që vendos trazon ujërat
Deklarata e njeriut më të pasur në planet vjen pasi drejtori ekzekutiv i OKB, David Beasley, i bëri një sfidë të hapur disa prej miliarderëve më të pasur në botë, që të dhuronin një përqindje të vogël të pasurisë së tyre vetëm një herë, që do të ndihmonte t’i jepte fund urisë botërore. ‘Është shumë e thjesht’ – ka thënë ai.
Ndërkohë, CEO i Tesla-s dhe njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, është përgjigjur menjëherë duke thënë se është i gatshëm të shesë aksione me vlerën e $6 miliardë dollarëve, dhe t’ia dhurojë ato Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me kushtin që ata t’i japin atij një plan të detajuar, se si kjo do ta zgjidhte problemin e urisë botërore, si edhe ta bënin këtë plan publik.
Ja si shprehet themeluesi i Tesla dhe SpaceX në Twitter: “Jam i gatshëm. Por, ata duhet të jenë gati të bëjnë publik dhe transparent planin e tyre financiar, që mënyra ekzakte se si do të shpenzohen këto para, të shihet lirisht nga çdokush nëpër botë.”
Përgjigja që erdhi menjëherë më pas në fakt, nga drejtori ekzekutiv dhe politikani, David Beasely ishte se ai nuk kishte pretenduar kurrë se $6 miliardët e Musk, do të zgjidhnin urinë globale, “por se ato do të parandalonin destabilitetin gjeo-politik, migrimin masiv dhe do të shpëtonin 42 milionë njerëz nga rreziku i vdekjes nga uria.”
Në fakt, përveç kësaj përgjigjeje, Beasely i ofroi Musk që ata të bënin një takim privat së bashku ku edhe të diskutonin rreth çështjes, edhe pse Musk duket t’i ketë kërkuar atij pikërisht të kundërtën e kësaj.
“Të lutem publiko një plan propozues të detajuar se si do të shpenzohen paratë dhe ku do të shkojnë, në mënyrë që njerëzit të shohin ekzaktësisht se ku do të shkojnë këto para,” – shkruan Musk. “Drita e diellit është vërtetë diçka e bukur”.
Është ende e paqartë nëse ky takim privat do të mbahet apo jo, sidomos pasi Musk e bëri ta qartë që ai kërkon që kjo gjë të bëhet sa më transparente dhe publike, ndaj një takim me dyer të mbyllura nuk duket të ofrojë ndonjë zgjidhje konkrete.
Gjithsesi, mbetet për tu parë se kush do të jetë lëvizja e tij finale. $6 miliardë dollarë do të përfaqësonin rreth 2% të pasurisë së tij, ndërsa Kombet e Bashkuara janë një organizatë që çdo vit merr miliona dollarë në donacione dhe financon shumë projekte në të gjithë botën – vetëm në vitin 2020, ata kanë marrë $8.4 miliardë dollarë në donacione.
If WFP can describe on this Twitter thread exactly how $6B will solve world hunger, I will sell Tesla stock right now and do it.
— Elon Musk (@elonmusk) October 31, 2021
LEXONI GJITHASHTU:
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin