Ndërprerja e fondeve të OBSH nga Trump vjen në një kohë me kritikat e shtuara për reagimin e SHBA ndaj COVID-19

16 Prill 2020 | 16:07

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të ndërpresë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në të njëjtën kohë kur kritikat për reagimin e SHBA ndaj pandemisë po shtohen.

Trump tha se do i kërkojë administratës së tij të “ndërpresë fondet” teksa është në pritje të një hetimi për rolin e organizatës “në keq menaxhimin e situatës dhe fshehjen e përhapjes së coronavirus”.

Me të njëjtën akuzë po përballet edhe vetë Trump duke qenë se nga dita në ditë po shtohen faktet se ai e ka neglizhuar vazhdimisht pandeminë.

Nënvlerësimi i pandemisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara mendohet se ka folur për herë të parë publikisht për coronavirus në fund të janarit, kur tha gjatë një interviste për CNBC, se Shtetet e Bashkuara “e kishin situatën plotësisht nën kontroll”.

“Çdo gjë do shkojë mirë”, tha presidenti amerikan në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, shumë pak pasi në SHBA u konfirmua rasti i parë.

Trump nuk e mori seriozisht paralajmërimin e sekretarit të tij të shëndetësisë për kërcënimin e pandemisë, sipas disa raportimeve në New York Times dhe Associated Press, por Trump e ka mohuar që sekretari i tij e kishte paralajmëruar.

Ndërkohë, në javët e fundit të janarit vëmendja ishte tek procesi i shkarkimit të tij nga Senati për shkak të çështjes së Ukrainës.

I vetmi veprim që ndërmori Trump kundër coronavirus ishte ndalimi i pasagjerëve nga Kina në 31 janar.

Por edhe në fund të shkurtit, Trump vazhdonte të deklaronte publikisht se SHBA ishte gati për pandeminë, ndërkohë që shumë pak masa ishin marrë për mbrojtjen e amerikanëve.

27 shkurt, Trump e krahasoi COVID-19 me gripin, teksa u shpreh se ishte habitur kur kishte mësuar se mijëra njerëz vdisnin nga gripi çdo vit.

Të nesërmen, ai iu referua virusit si “një lajm i rremë” i kundërshtarëve të tij politik.

Në mars Trump pranoi se nuk donte që të ankoronte një anije në Shtetet e Bashkuara sepse nuk donte që numri i rasteve të konfirmuara me coronavirus në vend të rritej.

Jo shumë kohë më pas, Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi COVID-19 si pandemi globale. Trump i ndali fluturimet drejt Europës por nuk dha udhëzime për strategji të tjera si distancimi social deri në 16 mars.

Mungesa e testeve në Shtetet e Bashkuara

Një nga problemet e para të reagimit të SHBA kundrejt coronavirus ishte mungesa e testimeve, çka u kritikua ashpër nga mediat në mars.

Eksperti i sëmundjeve efektive Dr Anthony Fauci tha për CNN në mars se kishte pasur probleme me testet e shpërndara në fillim, por se tashmë ishte rregulluar.

Por dëmi ishte bërë. Gjatë shkurtit, kishte më pak se 100 testime në ditë, sipas të dhënave nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.

Vetëm në javën e dytë të marsit, u rrit kapaciteti i testimeve në SHBA, teksa nisën të testonin mijëra qytetarë në ditë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026