Spitali i kukullave, aty ku mund të rifitosh objektet dhe kujtimet e fëmijërisë
Në qendër të Napolit ka një vend të veçantë ku rikthehen emocionet dhe kujtimet e fëmijërisë.
Në spitalin e kukullave, kukullave dhe arushave u jepet një jetë e re dhe pronarët e tyre mund të rifitojnë fëmijërinë e humbur. Ndoshta nuk rikthehen në kohë, por rikthejnë kujtimet.
“Kur njerëzit na kontaktojnë, së pari ata ndiejnë dëshirën për të na treguar historinë e tyre dhe pse ajo kukull në të vërtetë ka vlerë në jetën e tyre. Pas çdo kukulle, ka gjithmonë një histori të jashtëzakonshme,” – u shpreh Tiziana Grassi, nga spitali i kukullave.
Njerëzit nga Italia dhe Europa shkruajnë letra dhe e-mail e më pas i dërgojnë kukullat e tyre të çmuara në këtë spital, ku u jepet diagnoza dhe kurimi i duhur.
“Nëpërmjet riparimit të kukullave, ne jemi në gjendje të rikuperojmë emocionet aktuale të njerëzve, ato momente kur ata ishin fëmijë dhe ndihen sërish si fëmijë kur përqafojnë objektin e tyre të preferuar,” – u shpreh Grassi.
Për kukullat, të hysh në këtë vend do të thotë të shërohesh, por për pronarët e tyre është një moment për të rijetuar magjinë e fëmijërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar