Ligjvënësit francezë zgjatin afatin e lejes shëndetësore
Parlamenti francez votoi të premten një draft që zgjat autoritetin e qeverisë për të kërkuar nga qytetarët pajisjen me lejen shëndetësore kundër COVID-19 deri më 31 korrik të 2022-shit.
Drafti kaloi me 118 vota pro dhe 89 kundër. Leja shëndetësore, në fuqi që prej korrikut të kaluar, provon se poseduesi i saj ka kryer vaksinën anti-COVID, ka rezultuar negativ në një test të kryer së fundmi, ose është shëruar nga koronavirusi në 6 muajt e fundit.
Rrjedhimisht, personat me këtë leje mund të hyjnë në bare, restorante dhe të marrin pjesë në ngjarje sportive.
Protestat mbarëkombëtare morën jetë në gusht në Francë, nga qytetarët që kundërshtonin lejen shëndetësore, por numri i tyre ka rënë në javët e fundit.
Drafti ishte miratuar së pari nga dhoma e ulët e Parlamentit francez nga fundi i tetorit, por atëherë hasi në kundërshtimin e Senatit.
Ditën e enjte, senatorët refuzuan draftin origjinal, duke votuar për një zgjatje më të shkurtër, deri në shkurt të vitit të ardhshëm.
Por, pasi Senati dhe dhoma e ulët dështuan të arrinin një marrëveshje, kjo e fundit tha të premten fjalën e fundit mbi draftin.
Ligjvënësit deklaruan se zgjatja e përdorimit të lejes shëndetësore është e nevojshme në një kohë kur Franca po përballet me një rritje të infeksioneve nga COVID, edhe pse situata nuk është aq alarmante se në vende të tjera evropiane si Gjermani dhe Holandë.
LEXONI GJITHASHTU:
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në