Kompania italiane përdor energji diellore për të pjekur kokrrat e kafesë

8 Nëntor 2021 | 09:00

Shumica e ekspertëve pajtohen se çelësi i kafesë së mirë qëndron te mënyra si janë pjekur kokrrat.

Kompania italiane e teknologjisë PuroSole ka zhvilluar një instalim inovativ që është në gjendje të pjekë kokrrat e kafesë me energji të rinovueshme.

Tre bashkëthemeluesit e projektit kaluan pothuajse gjashtë vjet duke zhvilluar një mënyrë efikase për të përdorur energjinë diellore.

Daniele Tommei është një nga bashkëthemeluesit e PuroSole.

“Është kafeja, jo koshi rrotullues apo ajri në të që po ngrohim. Është vetë kafeja që nxehet, rrezet e diellit godasin kokrrat, duke i ngrohur ato dhe duke shkaktuar ngrohjen e ajrit që e rrethon, por në thelb pjesa më e ngrohtë e gjithë kësaj është vetë kokrra,” – u shpreh Tommei.

PuroSole synon të ulë në mënyrë drastike koston e impianteve të mëdha termodinamike dhe solli një reflektor të vogël të motorizuar që ata thonë se është plotësisht i mjaftueshëm.

“Ne nuk përdorim lëndë djegëse fosile, si gazi apo energjia elektrike. Është e gjitha thjesht dhe drejtpërdrejt energjia diellore që përqendrohet në kokrrën e kafesë, konsumi i energjisë është zero,” – tha inxhinieri elektronik dhe bashkëthemeluesi i PuroSole, Antonio Durbe.

Krijuesit thonë se kursejnë rreth 400 kilogramë CO2 në çdo ton kafe të pjekur dhe thonë se kjo është një çështje e rëndësishme në kohët aktuale.

Kompania tani prodhon kafen e saj dhe e shet atë në internet.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026