Me tren në COP-26, ministrja austriake e promovon përdorimin e hekurudhës

9 Nëntor 2021 | 12:21

Ministrja Austriake e Ambientit mbërriti në konferencën e OKB-së për klimën me tren, ndryshe nga disa nga kolegët e saj evropianë, që u përballën me kritika për përdorimin e avionëve për të shkuar në një konferencë për uljen e emetimeve të gazit serrë.

Ndryshe nga shumë kolegë të saj evropianë, Ministrja e Mjedisit të Austrisë, Leonore Geuesler mbërriti të hënën në Glasgou për Konferencën e OKB-së mbi Klimën me ndërgjegje të pastër.

Bashkë me ekipin e saj, Geuesler përdori trenin për të përshkruar gjysmën e kontinentit

Që nga marrja e postit vitin e kaluar, ministrja Geuesler ka promovuar ringjalljen e rrjetit hekurudhor evropian, sektor i cili është përgjysmuar për shkak të konkurrencën nga kompanitë ajrore me buxhet të ulët

“Ne morëm trenin dje në mbrëmje në Vjenë. Në mëngjes mbërritëm në Bruksel. E shfrytëzova ditën në Bruksel për tu takuar me komisionerët evropianë dhe me homologun tim belg. Në mesditë ne u nisëm nga Brukseli, dhe tani sapo kemi mbërritur në Glasgou, pra pak a shumë udhëtimi zgjati 27 orë. Ne e shfrytëzuam kohën dhe udhëtuam shumë mirë”, tha ajo.

Geuessler ka inicuar një nisëm së fundmi në Austri të quajtur “bileta klimatike” që i lejon austriakët të udhëtojnë përgjatë gjithë vendit mbi çdolloj mjeti publik transporti për 1095 euro në vit, ose 3.5 euro në ditë. Vetëm në javët e fundit mbi 130 mijë persona kanë blerë një abone të tilla, duke tejkaluar pritshmëritë e qeverisë austriake

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026