Kryeministri polak viziton kufirin me Bjellorusinë, akuzon Putin: Është ai arkitekti
Situata në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë vijon të jetë e tensionuar, me refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika që tentojnë të kalojnë kufirin për të hyrë në territorin e BE-së.
Në orët e fundit, efektivët e gardës kufitare polake ndaluan një grup refugjatësh që ishin arratisur nga një kamp në një zonë pyjore dhe i çuan ata në një qendër burgimi.
Më herët gjatë ditës, kryeministri polak Mateusz Morawiecki vizitoi zonën kufitare, prej nga akuzoi presidentin rus Vladimir Putin si arkitekt të krizës migratore.
“Lukashenko është vetëm ekzekutori i mësymjes së fundit, por kjo mësymje ka një sponsor që gjendet në Moskë dhe ky person është presidenti Putin,” – deklaroi Morawiecki.
Nga ana e tyre, presidentët Putin dhe Lukashenko diskutuan në një bisedë telefonike lidhur me situatën në kufi.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, që konfirmoi bisedën e zhvilluar deklaroi se Moska po i ndjek zhvillimet e fundit me shumë vëmendje.
Lidhur me episodet e verifikuara reagoi edhe Komisioni Evropian, që akuzoi regjimin bjellorus për sjellje gangsterësh.
Në kufirin mes dy vendeve ndodhen rreth 2 mijë emigrantë. Nga ana e tij, Minsku zyrtar e cilësoi si “shqetësuese” praninë e forcave polake të sigurisë dhe mohoi sërish orkestrimin e krizës së emigrantëve.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane