Tërhoqi vëmendje gjatë sulmit në Kapitol Hill, rrezikon mbi 4 vjet burg

10 Nëntor 2021 | 16:50

Prokurorët amerikanë kanë kërkuar dënime të ashpra ndaj pjesëmarrësve në mësymjen vdekjeprurëse në Kapitol Hill nga mbështetësit ekstremistë të Donald Trump.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, u kërkua dënim me 44 muaj burg për Scott Fairlamb, një ish-luftëtar i artave marciale, i cili është shpallur fajtor për sulm ndaj një oficeri policie.

Në pamjet filmike ai i hakërrehet një punonjësi policie dhe më pas e godet atë në fytyrë. Ai u shfaq pa bluzë dhe në kokë mbante brirë.

Ai u shpall fajtor në shtator dhe vendimi për masën e dënimit pritet të jepet më 17 nëntor.

Rreth 700 persona janë arrestuar për sulmin në Kapitol Hill në nëntor 2020 në momentin kur Kongresi do të mblidhej për të certifikuar fitoren e Joe Biden përballë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

Deri tani, 120 persona janë shpallur fajtorë dhe dhjetëra janë kanë marrë dënime të lehta për sulme jo të dhunshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026