SHBA për korrupsionin në Mal të Zi: Situatë shqetësuese, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për korrupsionin në Mal të Zi. Këtë ka theksuar zv. ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, i cili është në vizitë zyrtare në Malin e Zi.
Pas takimit që Eskobar zhvilloi me presidentin e Malit te Zi Gjukanoviç. Ambasada Amerikane në Podgoricë, theksoi se zoti Escobar gjatë takimit “theksoi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për korrupsionin e rrënjosur në vend dhe inkurajoi Malin e Zi që të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në trajtimin e sfidave rajonale”.
Ndërkaq, në një komunikatë të zyrës së presidentit Gjukanoviç, theksohet se bashkëbiseduesit ranë dakord se problemet e paqëndrueshmërisë në rajon nuk mund të zgjidhen pa një perspektivë të qartë të integrimit evropian.
Zyrtari i lartë amerikan do të takohet sot me kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç dhe me kryetarin e parlamentit, Aleksa Beçiç.
Situata në Malin e Zi mbetet shqetësuese për shkak të krizës që ka përfshirë mazhorancën dhe zgjedhjet e parakohshme në këtë vend duken pranë.
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin