Kriza e emigrantëve në kufi, vijojnë akuzat Minsk-Bruksel
Më shumë se 2 mijë emigrantë po qëndrojnë në kufirin Bjellorusi-Poloni, por edhe më shumë janë duke mbërritur.
Emigrantët qëndrojnë në tenda në temperatura të ulëta në pritje dhe me shpresën se do të kalojnë kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë për të vijuar më tej rrugëtimin në vendet e Bashkimit Europian.
Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe grupe të ndryshme humanitare, duke u çuar ushqim e duke mjekuar të lënduarit.
Polonia tha se shtatë emigrantë u gjeten të vdekur në anën e saj të kufirit, por sipas raporteve ka më shumë vdekje në Bjellorusi.
Bashkimi Evropian akuzon Bjellorusinë për ngritjen e një “sulmi hibrid” duke shtyrë emigrantët përtej kufirit në Poloni, duke i hapur rrugën sanksioneve të reja kundër Minskut në një krizë që kërcënon të përfshijë Rusinë dhe NATO-n.
Minsk nga ana tjetër akuzon Unionin se është ajo që po krijon krizën.
Grupet humanitare akuzojnë nacionalistët në pushtet në Poloni se kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare për azil duke i shtyrë emigrantët të kthehen në Bjellorusi në vend që të pranojnë kërkesat e tyre për mbrojtje.
Polonia mbrohet duke theksuar se veprimet e saj janë të ligjshme.
Emigrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika të bllokuar në Bjellorusi bënë përpjekje të shumta për të hyrë në Poloni gjatë natës, por aty përballen me forcat e shtuara të ushtrisë polake.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh