Përdorimi efektiv i energjisë, Balluku: Do të përfitojnë 270 mijë qytetarë

12 Nëntor 2021 | 16:24

Është nënshkruar sot marrëveshja mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë Zvicerane për dhënien e asistencës teknike dhe financiare në kuadrin e “Projektit të Bashkive me Energji Inteligjente”.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Belinda Balluku tha se projekti për një përdorim efecient të energjisë, do të nisë të zbatohet fillimisht në 4 prej bashkive të vendit për t’u shtrirë më pas edhe në qytetet e tjera.

 “Nga marrëveshja do të ndihmojmë katër bashki, katër bashki model të cilët janë zgjedhur për të pilotuar këtë program, konkretisht janë zgjedhur Shkodra, Korça, Përmeti dhe Berati. Do të përfitojnë nga asistenca teknike dhe financiare për përmirësimin e menaxhimit të energjisë”, tha znj. Balluku.

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë tha se qytetarët do të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të tërthortë nga ky projekt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026