Nisin hetimet pas pretendimeve për një përdhunim të ndodhur në pallatin presidencial francez

12 Nëntor 2021 | 22:51

Autoritetet franceze po hetojnë mbi një ngjarje që pretendohet se ka ndodhur më herët gjatë vitit në Pallatin e Elizesë, konfirmoi të premten Kryeprokuroria e Parisit.

Një ushtare e pallatit presidencial ka akuzuar kolegun e saj për përdhunim, sipas zyrës së presidentit francez Emmanuel Macron. Të dy kanë qenë stacionuar në Elize, por i akuzuar është zhvendosur më pas nga posti, thuhej në deklaratë.

Zyra e prokurorit tha për Associated Press se hetimet filluan më 12 korrik dhe se i akuzuari është marrë në pyetje por jo si person i dyshuar për ngjarjen.

Pallati presidencial nuk është shprehur mbi ngjarjen pasi hetimet vazhdojnë por deklaroi se sapo “u njoftuan për  rastin morën masa: duke dëgjuar, mbështetur dhe shoqëruar viktimën”.

Gazeta franceze “Liberation” ka raportuar se sulmi ndodhi gjatë një feste largimi të një prej punonjësve, duke shtuar se presidenti Macron kishte qenë gjithashtu i pranishëm. Më tej raporton se ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë të sigurisë së lartë, pjesë e kompleksit presidencial.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026