38 milionë euro për energji, OSHEE blen me çmim të pesëfishuar

14 Nëntor 2021 | 19:16

38 milionë euro ka shpenzuar OSHEE gjysmën e parë të nëntorit, për blerjen e energjisë elektrike. Çmimi me të cilin po blihet energjia jashtë vendit, është 5-fishuar.

Nga 50 euro, që kushtonte 1 mgw, deri para një viti, sot çmimi mesatar ditor arrin në 200 euro. Por në ankandet e kryera nga OSHEE, çmimi mesatar më të cilin është siguruar energjia është 260 euro/mwh.

Shuma 38 mln euro i shtohet shpenzimeve të kryera më herët, ku vetëm për muajin tetor arritën në 65 mln euro, faturë rekord kjo për vendin brenda 30 ditëve.

Deri në 15 prill, Shqipëria është në emergjencë energjetike, dhe për të përballuar krizën, qeveria ka garantuar 200 mln euro për sektorin.

Ndërkohë, OSHEE ka marrë dy kredi këtë vjeshtë me vlerë 120 mln euro, në marrëveshje me BERZH dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026