Reshje të dendura shiu në Kanada, gjendje emergjence në British Columbia

18 Nëntor 2021 | 10:56

Provinca kanadeze e brigjeve të Paqësorit, British Columbia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve masive te dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Kjo situatë pritet të shkaktojë edhe më shumë viktima pasi rezultojnë persona të zhdukur.

Çdo rrugë kryesore midis Kontinentit të Poshtëm, ku është qyteti i tretë më i madh i Kanadasë, Vankuveri, dhe brendësia e provincës është bllokuar nga balta dhe përmbytjet.

 “Mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën urdhrat e evakuimit dhe shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar për shkak të mbylljes së rrugëve dhe rrëshqitjeve së dherave.  Policia Kanadeze konfirmon se rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar të paktën një viktimë. Ky është një lajm i dhimbshëm  jo vetëm për një familje  por për të gjithë banorët. Por fatkeqësisht, ne presim të konfirmojmë edhe më shumë viktima në ditët në vijim,” – deklaroi John Horgan, kryeministër i British Columbia.

Hogan theskoi  se gjendja e jashtëzakonshme do të përfshijë kufizime të udhëtimit, kështu që transporti i mallrave thelbësore, shërbimet mjekësore dhe emergjente do të arrijnë tek komunitetet që kanë nevojë për to.

Zyrtarët në rajon ia atribuojnë fatkeqësinë natyrore efekteve të ndryshimeve klimatike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026