Marshim për vrasjen e 8-vjeçarit, Nikolla: Kërkesa për dënim me vdekje, në moment emocional
Nis në ‘Sheshin Skëndërbej’ marshimi kundër dhunës së fëmijëve, marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në Fier.
E pranishme në këtë protestë është kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila kërkoi më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët për të denoncuar dhunën.
Teksa u pyet nga gazetarët për nismën e familjarëve të 8-vjeçarit, të cilët po mbledhin firma për të rikthyer dënimin me vdekje, kryetarja e Kuvendit deklaroi se po kërkohet në një moment emocional.
“Jam në dijeni. Këto janë momente të forta emocionale dhe ndoshta jo gjithmonë është vendimmarrja e duhur. Shqipëria është pjesë e standardeve të BE. Unë nuk mendoj se ky dënim ai që do të jetë gjëja e duhur për të adresuar. Ka shumë elementë të tjerë që ne duhet ti adresojmë. Janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të tilla të forta,” u shpreh kryetarja e Kuvendit.
Ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë, ku 38-vjeçari Klodian Çalamani goditi me sende të forta duke e lënë të vrarë 8-vjeçarin Mateo Vasiu. Më pas, autori e varrosi trupin e tij në oborrin e banesës.
Ka qenë një kamera sigurie, ajo që hidhi dritë në zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që familjarët e djalit të vogël kërkonin prej orësh të miturin dhe kishin bërë edhe denoncimin në polici.
Autori njihet si person problematik dhe me probleme mendore, por zyrtarisht nuk figuron si person i pajisur me një kartelë psikiatrike.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta