Rikthehet Panairi i Krishtlindjes në Budapest, ndalohet hyrja pa certifikatën COVID

20 Nëntor 2021 | 17:35

Pas një viti pezullimi, në Budapest rikthehet Panairi i Krishtlindjes.

Nga viti 1998 fabrikat artizanale shndërrohen në kabina të vogla prej druri në sheshin Vörösmarty. Vitin e shkuar eventi në shesh u anulua për shkak të pandemisë, por u zhvillua online.

“Ne jemi shumë të lumtur, na kishte munguar kaq shumë”, shprehet një nga pjesëmarrësit.

Në prag të festave shumë njerëz kanë nisur të mendojnë për dhurata. Por në ditën e hapjes radhë të gjata u krijuan në stendat e verës dhe ëmbëlsirave. Disa turistë shfrytëzuan rastin për të shijuar shijet e kuzhinës tradicionale hungareze.

“Ne provuam supën Gulashm”, tregon një turiste.

Megjithatë, janë ndërmarrë masat paraprake, panairi është i rrethuar, dhe certifikatat Covid janë të nevojshme për të hyrë.

Vizitorët pranohen në bazë të parimit 2G, që tregon se personat e vaksinuar dhe të shëruar lejohen të hyjnë, rezultati negativ i testit të coronavirusit nuk mjafton. Kjo vlen edhe për turistët.

“Certifikatat e imunitetit pranohen nga vendet anëtare të BE-së dhe shtetet me të cilat qeveria hungareze ka lidhur marrëveshje shumëpalëshe”, tha organizatori i eventit

Panairi i këtij viti ka në fokus familjet dhe uljet në çmime

“Ne duam që ky panair të jetë i aksesueshëm për banorët e Budapestit dhe hungarezët, kështu që kërkuam nga furnizuesit e ushqimit të përgatisin një vakt me një pjatë për 4 euro. Kështu që, nëse dikush vjen këtu me familjen e tij edhe nëse nuk ka një buxhet të madh mujor, prapë mund të hajë. Përveç kësaj, tendat duhet të përgatisin një menu familjare edhe për vizitorët” theksoi organizatori.

Çdo të diel gjatë ndezjes së qirinjve, të ftuar surprizë vijnë në panair, në 5 dhjetor vjen Santa Claus finlandez. Mbajtja e maskës nuk është e detyrueshme në panair, por këshillohet të mbahet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026