Parandalimi i dhunës ndaj grave, protestuesit në Francë kërkojnë masa më të rrepta
Mijëra protestues marshuan të shtunën nëpër Paris dhe qytete të tjera franceze për të kërkuar më shumë masa nga qeveria për të parandaluar dhunën ndaj grave.
Demonstratat vijnë në mes të zemërimit në rritje në Francë për gratë e vrara nga partnerët e tyre, dhe ndërsa gratë franceze po flasin gjithnjë e më shumë për ngacmimet dhe abuzimet seksuale.
Protestuesit, kryesisht gra, marshuan në Paris pas një pankarte të madhe që shkruante “Stop seksizmit dhe dhunës seksuale”.
Grupet që luftojnë dhunën ndaj grave thanë se të paktën 101 gra janë vrarë nga partneri ose ish-partneri i tyre në vend që nga fillimi i vitit.
Nëse do ta përkthejmë këtë shifër për ta kuptuar më thjesht përllogaritet si një grua e vrarë në çdo tre ditë.
Më shumë se 220 mijë gra vuajnë çdo vit abuzim fizik ose seksual nga partneri i tyre, sipas një studimi mbarëkombëtar të vitit 2017.
Aktivistët i bëjnë thirrje shtetit të caktojë çdo vit një miliardë euro për të luftuar dhunën ndaj grave, në vend të 360 milionë eurove që janë të parashikuara aktualisht për këtë çështje, pjesërisht për të krijuar më shumë strehim.
Protestat janë pjesë e një jave të aksioneve globale që shënojnë Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta