Artisti rus vetë-izolohet brenda një galerie arti
Pasi një galeri arti në Rusinë Jugore mbylli dyert e saj për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së coronavirusit, një artist kërkoi të vetë-izolohej brenda galerisë.
Sergei Pronin sapo kishte filluar punën si administratori i galerisë “Pushkin” kur Rusia filloi të merrte masat e izolimit. Ai u lejua të qëndronte brenda saj, dhe tani ai pikturon, fle dhe gatuan nën shoqërinë e vetme të një kanarine të quajtur Hertz.
“Më lindi një ide interesante për një seri pikturash për galerinë”, tha Pronin, 31-vjeçari, i cili e ka kaluar çdo ditë të izolimit duke krijuar punime. Tashmë ai ka përfunduar së pikturuari pamje të galerisë dhe po punon në një punim dedikuar poetit Alexander Pushkin, prej të cilit ka marrë emrin edhe galeria. Në ekspozitën kryesore ndodhet skulptura e poetit, si një ndër veprat më të rëndësishme të saj.
“Në të ardhmen e afërt dua të pikturoj Isadora Duncan-in duke kërcyer në skenën e kësaj galerie”, është shprehur Pronin, duke ju referuar një performance të kërcimtares amerikane në galerinë “Pushkin” në fillim të vitit 1920.
Ai gjithashtu thotë se po planifikon të qëndrojë i mbyllur deri në fund të izolimit, që në Rusi është njoftuar të jetë 30 prilli.
Galeria është hapur në vitin 1902, dhe ka shërbyer si spital ushtrie për një periudhë të shkurtër gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa tani mban piktura të artistëve të vendit dhe ka një skenë për performanca të ndryshme, si koncerte dhe teatro.
Muzetë dhe galeritë janë ndër bizneset që kanë qëndruar të mbyllura në të gjithë botën në përpjekje për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. Në Rusi numërohen 47,121 raste të personave të infektuar dhe 405 vdekje deri më tani.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 17:06 Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore
- 16:52 Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)