Ekologu Bino: Nisma e qeverisë për ndalimin e qeseve, për të mbuluar mos menaxhimin e mbetjeve
Nisma e qeverisë për zhdukjen e plotë të qeseve plastike nga qarkullimi është për të mbuluar faktin që ka një mos menaxhim të mbetjeve.
Ishte ky qëndrimi i ekologut Taulant Bino, i cili u shpreh për “Mirëmëngjes” se ka nisma, por këto nisma nuk zbatohen komfort me praktikat e Bashkimit Europian në mënyrë që të jenë funksionale.
Sipas tij reduktimi më i mirë i qeseve plastike do të bëhej duke rritur çmimet e tyre, njësoj siç ndodh në vendet e unionit.
“Problemi më i madh i mbetjeve është keqmenaxhimi i mbetjeve dhe ne shikojmë që situata ska ndryshuar që prej vitit 2013 kur qeveria erdhi me një program që do pastrojmë Shqipërinë nga plehrat,” – tha ai.
Bino theksoi se bashkitë merren më tepër me pastrim se me menaxhim të integruar që do të thotë gjithë nismat për reduktim të mbetjeve nuk zbatohen.
“Nismat për riciklim të mbetjeve nuk është se janë fuqizuar. Normalisht që duhet të kishte më shumë riciklim, por kalojmë direkt nga pastrimi te asgjësimi që është faza e fundit e menaxhimit të mbetjeve,” – deklaroi ekologu.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset