Dënohet me vdekje një person që kontrabandoi ‘Squid Game’ në Korenë e Veriut
Koreja e Veriut ka dënuar me vdekje një qytetar, që ka importuar në mënyrë ilegale kopje të serialit të famshëm “Squid Game”, ndërsa ka dënuar me 5 vite punë të rëndë 6 të tjerë.
Personi besohet se i ka shpërndarë USB me kopje të serive një studenti, të cilat më pas janë shpërndarë në një grup shoqëror.
Transmetimi i këtyre kopjeve u kap nga një task forcë qeveritare e specializuar në këtë fushë dhe që ndalon prodhime nga shoqëri kapitaliste, mes tyre edhe Koreja e Jugut.
Krijuar nga Hwang Dong-hyuk, “Squid Game” është një serial koreano-jugor që ndjek një grup garuesish të varfër, që pranojnë të marrin pjesë në një lojë misterioze mbijetese.
Fituesi i lojës merr një çmim të madh prej afro 40 milionë dollarë.
Loja përfshin qindra garues që luajnë lojëra tradicionale për fëmijë, me kthesa vdekjeprurëse.
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër