Gazi rus në Ballkan, Vuçiç-Putin ‘testojnë’ raportet Beograd-Moskë
Takimi në resortin në Soçi është i 19-i mes Vladimir Putin dhe Aleksander Vuçiç në 7 vjet. Në vetvete, ai dëshmon intensitetin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Rusisë, që shihen si aleate historike.
Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Moskës dhe Kremlini mbështet Beogradin në përpjekjet për të ruajtur sovranitetin ndaj shkëputjes së Kosovës. Kjo është arsyeja përse shumë analistë besojnë se marrëveshja e re e gazit varet nga konsiderata që shkojnë përtej arsyeve ekonomike.
“Në çdo rast akordi nuk do të ketë çmimin e tregut. Sa i ulët do të jetë, kjo do të varet nga Putin. Nga çmimi që ai do të na japë, ne do të mund të shohim nëse ai është i kënaqur nga marrëdhëniet me Serbinë apo nëse pret që Serbia të ndryshojë qëndrimin e saj. Nuk do të jetë një çmim tregu, por një copëz miqësie”, thotë Srećko Ðukić, ish-ambasadori jugosllav në Moskë.
Deri më tani, vetëm Bjellorusia, Armenia dhe Gjermania siguruan një marrëveshje më të mirë se Serbia me Moskën. Disa analistë thonë se aspekti politik nuk duhet të mbivlerësohet pasi për Rusinë, shitja e gazit është së pari biznes.
“Serbia do të sigurojë një ujdi më të mirë se të tjerët në rajon jo sepse negociatorët tanë janë më të aftë, por sepse Serbia është në rrugën e transitit të gazsjellësit turk dhe sepse tregu ynë i hidrokarbureve është në duart e rusëve”, shprehet Miloš Zdravković, ekspert energjie.
Presidenti Vuçiç thotë se takimi dhe marrëveshja që mund të arrijë janë jetike për Serbinë, pasi çdo rritje e çmimit mund të rrezikojë seriozisht rritjen e brishtë ekonomike të vendit.
“Nuk jam i frikësuar, e njoh mirë presidentin Putin, jemi miq. Por, jam nervoz sepse kam përgjegjësi për vendin tim dhe e di se sa kjo marrëveshje mund t’u kushtojë qytetarëve tanë. Do të luftoj për interesat tona, do t’i kërkoj Putin një akord më të mirë”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Përpara nisjes për në Soçi, presidenti serb përsëriti qëndrimin e tij se Serbia është në rrugën e integrimit evropian, por nuk do të sakrifikojë marrëdhëniet me Moskën.
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar