Pas rënies së çmimit të naftës në nivel historik, ngrihen tregjet evropiane

21 Prill 2020 | 09:41

Tregjet financiare më të mëdha në Evropë u mbyllën me një rritje të lehtë mbrëmjen e së hënës, teksa çmimi i naftës amerikane ra për herë të parë në minimumin historik.

Në tregjet britanike, treguesi i FTSE u rrit me 0.45 për qind, ose me 25.87 pikë, duke arritur në 5 mijë e 812 pikë.

Në Francë, treguesi analog u rrit me thuajse 30 pikë, ose 0.65 për qind, duke arritur në 4 mijë e 528.

Ndërsa në Gjermani u regjistrua rritja më e lartë, me treguesin e DAX që u rrit me 0.47 për qind krahasuar me një ditë më parë, duke arritur në 10 mijë e 675 pikë.

Për shkak të rënies së kërkesës dhe rritjes së frikës për një mbiprodhim, çmimet e naftës në Shtetet e Bashkuara hynë në një territor negativ mbrëmjen e së hënës, për herë të parë në histori.

Për muajin maj, instituti West Texas Intermediate derdhi 55.9 dollarë, ose 305 për qind, për ta çuar në  minus 37.63 dollarë për fuçi çmimin në tregun njujorkez.

Mund të lexoni gjithashtu:

Rënia e çmimit të naftës, Trump: Po mbushim rezervat. Analistët: Ka një kufi sa naftë mund të ruajë bota

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026