Lamtumirë Rikard Ljarja! Aktori dhe regjisori u përcoll sot për në banesën e fundit në Shkodër
Pandemia COVID-19 nuk i lejoi shkodranët t’i jepnin lamtumirën që meritonte aktorit dhe regjisorit të njohur Rikard Ljarja. E pikëlluar nga humbja e bashkëshortit, por e prekur nga të gjitha ata që e thyen karantinën për të përcjellë aktorin e madh të skenës shqiptare, Marjeta Larja nuk harroi t’i falënderonte të gjithë.
“Një përcjellje kaq e thjeshtë, por shumë shpirtërore. Ju falënderojmë me shpirt që thyet këtë vështirësi dhe jeni këtu me ne sot. Është shumë më e bukur, shumë më njerëzore kaq thjesht. Shumë faleminderit!”, tha bashkëshortja e aktorit.
Aktorja Rita Xheka rrëfen kujtimet me Rikardin si dhe kujton momentin kur ai refuzoi titullin “Mjeshtër i Madh”.
77-vjeçari ndërroi jetë në banesën e tij në kryeqytet, ndërsa vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ai mbetet ne kujtersen e te gjithë si Deda i rrugëve të bardha, por edhe për rolet e spikatura në filmat Duel i Heshtur, Komisari i Dritës, Rrethi i Kujtesës, Radiostacioni etj.
Lexoni gjithashtu:
Shuhet në moshën 77-vjeçare aktori i njohur i kinemasë Rikard Ljarja
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim