Mevlan Shanaj preket për humbjen e kolosit të artit shqiptar Rikard Ljarjan
Largimi nga kjo jetë i aktorit të madh të filmit shqiptar, Rikard Ljarja në moshën 77-vjeçare ka përlotur të gjithë qytetarët shqiptarët. Ai ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e tij në Tiranë, ndërsa sot iu dha lamtumira e fundit në qytetin e Shkodrës, aty ku u ngjit në skenë për herë të parë.
Për këtë humbje të madhe për artin shqiptar, foli në “Ilva Now” aktori, regjisori dhe miku i ngushtë i Rikardit, Mevlan Shanaj. Ai tregoi rreth jetës së Rikardit, por edhe për modelin e ri që solli në kinematografinë moderne shqiptare. Shanaj theksoi se humbja e Rikard Ljarjas është një humbje e madhe kombëtare.
“Ka qenë një miqësi e lashtë mbi 50 vite dhe ardhja e Rikardit në ekranin shqiptar ishte një gjë e re, ishte një befasi. Rikardi është konsideruar si pionieri i kinemasë moderne dhe kur erdhi Rikardi me portretin e tij solli një dëlirësi, solli atë që çdo shikues kishte dëshirë ta ketë brenda vetes. Nuk ishte madhësia e intepretimit, por i çuditi çiltërsia e këtij njeriu, i cili solli mendësi të re dhe kulturë të re. Ne e kishim Rikardin në majën tonë. Me Rikardin kam miqësi të lashtë që nga fëmijëria. Kemi bashkëpunuar si aktore, kemi shkëmbyer rolet tona. Figura e Rikardit erdhi duke u zgjeruar nga kultura dhe thellësia e tij. Çdo njeri te Rikardi shikonte idealin e vet, prandaj ka qenë kaq shumë i respektuar dhe i dashur. Ai ishte artist kompleks. Unë kam qenë non stop mik, vetëm dje nuk kemi folur. Nuk kishte dëshirë ta shikoja, sepse ishte rënduar. Ai ka qenë gjithmonë i hapur dhe asnjëherë i kursyer dhe një mik që nuk e gjen dot në jetë, nuk e gjen dot fisnikërinë e Rikardit. Është një humbje kombëtare”,tha ai.
Aktori Shanaj nuk e përmbajti dot dhimbjen e madhe, që i ka shkaktuar largimi i mikut të tij, siç ishte kolosi i kinematografisë moderne shqiptare, Rikard Ljarja.
“Ai ishte njeri i hapësirave të mëdha, por më thuaj ti: Ka njeri në Shqipëri që e ka marrë vlerën për së gjalli? Rikardi ishte djalë i ditur dhe e dinte psikologjinë e shqiptarëve më shumë se shqiptarët. Ai nuk ishte njeri i smirave. Ai nuk tha njëherë “unë unë”, ai nuk e dinte këtë fjalë. Rikardi kishte një modesti të lakmueshme. E kam lakmi atë mënyrën e tij të komunikimit”, shtoi Shanaj.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim