Nisin hetimet për arsyen e vrasjes së nxënësve në Miçigan

1 Dhjetor 2021 | 17:00

Tre nxënës janë varë dhe tetë të tjerë janë plagosur, duke përfshirë mësuesin, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë në shtetin amerikan, Miçigan.

Zyrtarët kanë thënë se një djalë 16-vjeçar dhe dy vajza të moshave 14 dhe 17-vjeçare kanë vdekur.

Të shtënat kanë ndodhur në shkollën e mesme Okford, rreth 55 kilometra në veri të Detroidit.

Policia supozon se i dyshuari, nxënës në shkollë, e ka përdorur armën që ia ka blerë babai javën e kaluar.

Sipas zyrtarëve, i dyshuari, 15-vjeçar mund të ketë nisur sulmin pesë minuta pasi është telefonuar policia.

Nënsherifi i qarkut Oklland, Mike McCabe, ka thënë se nuk janë dëgjuar të shtëna gjatë arrestimit dhe adoleshenti nuk është plagosur.

“Kemi përditësuar informacionet mbi numrin e personave që humbën jetën. Janë tre. Kemi tre studentë, një 16 vjeçar mashkull dhe dy femra të moshës 14 dhe 17 vjeç. Kemi dhe 8 studentë të tjerë të plagosur që janë dërguar në spital”, tha McCabe.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka ngushëlluar familjarët e viktimave duke thënë se ata po përballen me “dhimbje të paimagjinueshme”.

“Mësova për incidentin në një shkollë në Micigan. Teksa jemi në pritje të detajeve të plota, i qëndrojmë afër familjareve të viktimave në këtë moment tragjik”, tha Biden.

Ky është incidenti i fundit me të shtëna në SHBA, dhe raste të ngjashme janë raportuar me dekada.

Pavarësisht debateve për kontroll të armëve dhe ashpërsim të ligjeve për shitje të armëve, autoritetet kanë jetësuar pak ndryshime.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026