SHBA paralajmëron Rusinë për ‘pasoja serioze’ nëse kërkon konflikt me Ukrainën

2 Dhjetor 2021 | 16:06

Gjatë konferencës evropiane për sigurinë në Suedi, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi për “pasoja serioze” nëse Moska kërkon konflikt me Kievin. Takimi vjen pasi Federata ruse rriti prezencën e saj ushtarake pranë kufirit me Ukrainën

“I bëjmë thirrje Rusisë që të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, të zbusë tensionet dhe të tërheqë alokimin e trupave, të kthejë forcat ushtarake në pozicionet normale të paqes. Dhe të implementojë marrëveshjet e Minskut, veçanërisht dispozitat e armëpushimit dhe ato që u lejojnë monitoruesve të OSBE-së ekses të papenguar”, tha Antony Blinken.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, u shpreh se “stabiliteti strategjik” po shembet, ndërsa ngriti shqetësimin mbi vendosjen e raketave amerikane me rreze të mesme veprimi në Europë.

“Nato po refuzon propozimet tona për uljen e tensioneve dhe mundësisë për të parandaluar  incidente të rrezikshme. Në anën e tjetër, infrastruktura ushtarake e aleancës po afrohet në mënyrë të papërgjegjshme në kufijtë rusë. Po rikthehet skenari makth i një përballjeje ushtarake, pas këtij vendimi të dyzuar të NATO-s. Evropa vazhdon të heshtë”, tha Sergej Lavrov.

Fuqitë perëndimore kanë ngritur alarmin në javët e fundit për grumbullimin e trupave nga Rusia përgjatë kufirit me Ukrainën, duke nxitur më tej tensionet në një zonë ku përplasjet ushtarake kanë shkaktuar deri me tani 13,000 viktima.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026